Punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” vazhdojnë me ritme të larta, me shpresën që impianti të jetë i gatshëm për ndeshjen përballë Moldavisë në 11 qershor.
Stadiumi tani ka marrë formë, dhe po merr veshjen e jashtme, ndërkohë që këto ditë ka nisur edhe instalimi i impiantit të ndriçimit.
Siç duket edhe në foto, prozhektorët po vendosen në pjesën e sipërme të tribunave të stadiumit.
Ndryshe nga gjithë stadiumet që kemi deri tashmë në Shqipëri, nuk do të ketë më kulla të larta ku do të jenë të vendosur prozhektorët e ndriçimit, por ato do të vendosen në të katërta anët pranë pjesës së sipërme të katër tribunave, të vendosura ne kënde të ndryshme, për të ndriçuar të gjithë sektorët e fushës dhe stadiumit.
Nuk dihet ende nëse punimet do të përfundojnë në kohë, por nëse ndodh kështu, Kombëtarja do të ketë një ndeshje tejet të veçantë ku përveç stadiumit, do të debutojë edhe trajneri i ri, Edy Reja.