MENU
klinika

Mesazhet/ Çfarë kanë bërë kësaj here?

Një lidhje e fshehur mes Keisi Tolës dhe Flori Mumajesit

14.04.2019 - 22:00

Kantautori i njohur Flori Mumajesi duket se ka gjetur stabilitetin e dëshiruar në çështjen e ndjenjave, kësaj here me një vajzë të mirë të muzikës, pikërisht Kejsi Tolën.

Gjatë ditës së djeshme, vetë kantautori ka shkëmbyer mesazhet e dashurisë me Kejsin, të cilat ka pasur dëshirë që t’i lexojë dhe publiku që e ndjek në “Instagram”. Ai i ka bërë foto momentit kur po dëgjonte këngën e Kejsit dhe e ka postuar në “InstaStory” të shoqëruar me emoji, ku shihet me sytë e ndezur si zemra.

Këtë dedikim e ripostoi edhe Kejsi në “Instagram”-in e saj pa përdorur shumë fjalë, pasi postimi i Florit i thotë të gjitha. Duket se kodi sekret i dashurisë së tyre tashmë është hapur nga vetë ata, pasi, mesa duket, pas 10-muajsh e ndiejnë të nevojshme që të gjithë të flasin për dashurinë e tyre sekrete.

Që nga fundi i vitit 2018 kur fitoi kupën e “Kënga Magjike” me “Plas”, ajo që i premtonte dashuri të pastër ishte Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”, një krijim po ashtu i Flori Mumajesit, që fitoi çmimin e produksionit më të mirë. Përveç suksesit si këngëtar, ai e ktheu të gjithë vëmendjen edhe te jeta e tij private me postimet e tij.

Flori publikoi një foto nga momenti kur interpretonte me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, te “Post Kënga Magjike”, ku shfaqeshin shumë të dashur dhe intim me njëritjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza dashurie nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq mjaftoi që ata të etiketoheshin si çifti më i ri i showbiz-it.

Ajo që i shtoi më shumë dyshimet ishte fotoja e publikuar nga Flori në “Instastory”-n e tij, ku shfaqej Kejsi në studiot e xhirimit, foto të cilën këngëtari e shoqëroi dhe atëherë me një emoji zemër. Ky fakt shtoi më shumë kureshtjen për një romancë të fshehtë, që tashmë kishte dalë në sipërfaqe me dëshirën e vetë Florit.

Sipas miqve të tyre të afërt, kjo romancë e Florit me Kejsin e zbuluar në “Kënga Magjike” mund të kishte gjashtë muaj që kishte nisur.

Flori dhe Kejsi nisën të afroheshin në verë kur filluan punën për bashkëpunimin e tyre të parë për këngën e Tolës, “U rritëm”.