MENU
klinika

Kategoria Superiore

Partizani fitore me aromë titulli, ‘thyen’ Skëndërbeun në shtëpi

10.04.2019 - 20:56

Partizani triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Skënderbeut, në “Selman Stërmasi” duke ruajtur distancën +9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë.

Ndryshe nga ndeshja e fundit ndaj Flamurtarit ku u mposht 1-3 në shtëpi, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega zbriti me një tjetër fytyrë në fushë. Dëshira për fitore u duk që në minutat e para të ndeshjes ku Partizani gjeti golin me qendërmbrojtësin Lum Rexhepi, por arbitri e anuloi pas një parregullsie në zonë.

Vetëm pak minuta më vonë, Egzon Belica devijoi një top të ardhur nga këndi dhe e dërgoi në rrjetë duke i dhënë avantazhin ‘Demave të Kuq”.

Tentativat për të dyfishuar rezultatin dhe loja e mirë i dha frytet në pjesën e dytë, kur Trashi fitoi një 11-metërsh në zonë, të cilin e ekzekutoi saktësisht sulmuesi Jasir Asani, duke mposhtur çuar shifrat në 2-0.

Korçarët e Orges Shehit, edhe pse kishin më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur, nuk bënë mjaftueshëm për të shmangur humbjen e sotme në kryeqytet, ndërkohë që kanë komplikuar rrugën për një vend në kupat e Europës.

Në takimin tjetër, Flamurtari konfirmoi formën e mirë duke mposhtur Teutën me rezultatin 3-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN