MENU

Ndërpriten punimet

Përplasjet ‘lënë’ Shkodrën pa rrugë

17.04.2019 - 18:51

Zonat më të vizituara të Shkodrës pritet të jenë në fazë ndërtimi edhe sezonin e ri. .

Në Shirokë–Zogaj dhe Velipojë, investimet e nisura kanë mbetur përgjysmë për shkak të mosmarrëveshjeve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Projekti për rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës që parashikon shndërrimin e zonës së Shirokës dhe liqenit të Shkodrës në një atraksion të mirëfilltë turistik për shkak të mosmarrëveshjeve mes bashkisë së Shkodrës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Prej ditësh firma kontraktuese është larguar nga kjo zonë duke e lënë Shirokën në këtë gjendje.

Një tjetër investim i rëndësishëm në Shkodër, i cili është pezulluar është rruga e re Shkodër-Velipojë, e cila kalon mes për mes Berdicës së Mesme.

Banorët e kësaj zone kanë bllokuar punimet dhe shprehen të bindur për mos lejimin e punimeve.

Ndërkohë, pse në gjysmën e muajit prill, probleme ka edhe turizmi malor ku në Theth, rruga e Qafës së Thores vijon të jetë e bllokuar nga dëbora.