MENU
klinika

Nga listat e PD

Pranoi mandatin, cili është deputeti që iu bashkua Kuvendit?

04.04.2019 - 12:12

Listës së deputetëve të cilët kanë marrë mandatin i është bashkuar Korba Lita.

Lita është nga radhët e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës.

Duke pranuar mandatin ai është bërë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Në seancën e kaluar të Kuvendit u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi.

Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit të opozitës së bashkuar. Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD në qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.