MENU
klinika

Risi tek kuqezinjtë

Protagonist në Europë/ Nigeriani pranë Kombëtares shqiptare

13.04.2019 - 16:42

Kombëtarja shqiptare duket se do të pësojë ndryshime jo vetëm në stafin drejtues ku pritet të mbërrijë trajneri i ri, por edhe në grupin e lojtarëve.

Së fundmi një lojtar nigerian mund të bëhet pjesë e ekipit kuqezi për të rritur kualitetet e grupit. Bëhet fjalë për Peter Olainka, i cili po zhvillon paraqitje mjaft të mira me Slavian e Pragës. Nigeriani ishte protagonist në kualifikimin e çekëve në çerekfinale duke asistuar në golin e fitores.

Performanca mjaft e mirë e lojtarit ka rikthyer sërisht vëmendjen e drejtuesve kuqezi, ndaj këta të fundit po mendojnë të pajisin me pasaportë shqiptare nigerianin. Olainka ka luajtur 4 vite në Shqipëri, teksa ka veshur në të kaluarën fanellën e Bylisit dhe Skënderbeut, ku me këta të fundit ka spikatur më së shumti.

Lajmi konfirmohet edhe nga media nigeriane “Brila.net” që shkruan se mundësia që ish-sulmuesi i Skënderbeut të vishet kuqezi është mjaft e madhe.

23-vjeçari ka patur një impakt thelbësor me ekipin çek këtë sezon teksa u aktivizua titullar edhe në përballjen ndaj Çelsit, që u fitua nga londinezët. Olainka do të mungojnë në sfidën e kthimin ndaj bluve për shkak kartonash.

Nigeriani e ka shprehur hapur pëlqimin për këtë lëvizje edhe disa vite më parë, teksa u përfol shumë që ai do bashkohej me Kombëtaren.