MENU
klinika

Opinion

Pse mos me ik nga Kosova, kur këtë po e stimulojnë qeveritarët dhe oligarkët e politikës?

14.04.2019 - 21:31

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

1. Një ndër shkaqet e arratisjes se të rinjëve nga Kosova, përveç mosinteresimit bukfal(!) dhe sehirllëkut qeveritar duhet kërkuar padyshim edhe te sektori tejet diskriminues privat, i pagave që e votoi garnitura aktuale e Parlamentit.

2. Pagat, me Ligjin e votuar mbetën në mëshirën dhe aminin e kompanive dhe oligarkëve politik, dhe atyre pak biznismenëve partiak e klanor.

Kurse, në sektorin shtetërorë, shansat e punësimit janë të “rezervuara” ekskluzivisht për militantët partiak, për tezakët, dajallarët dhe kushërirët e pushtetarëve!?

3. Atëherë, si të mos ikin këto kontigjente të rinjëve, kur pushtetarët lëre që fare s’janë kah merren me (pa)perspektivën e tyre, sepse këta të rinj dhe në kushte e rrethana të barabarta, fare s’kanë asfarë shanse ta gjejnë vetën e tyre të punësuar në ndonjë konkurs eventual të shpallur…

Qoftë ai vend pune edhe si “zyrtarë i lartë për fotokopje”, apo “këshilltar qeveritar”, apo edhe “zëvendës shoferi, i shoferit të ministrit”…Pse?!