MENU

Foto

Publikohen imazhet e dhunës fizike të Johnny Depp mbi Amber Heard

15.04.2019 - 12:12

Tashmë ka dëshmi nga shkatërrimi i banesës, kapja për flokësh dhe deri te  goditjet. 

Amber Heard ka ofruar dëshmi për dhunën fizike që ka ushtruar ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, janë përfshirë edhe disa fotografi të shkatërrimit të banesës dhe sjelljes së dhunshme të aktorit të famshëm.

Ylli hollivudian madje e ka kapur për flokësh dhe e ka goditur ish-gruan e tij, ndërsa kjo e fundit posedon dëshmi për të gjitha këto, edhe pse pak kohë më parë aktori ka mohuar gjithçka e madje e ka akuzuar ish bashkëshorten e tij për shpifje duke pritur edhe dëmshpërblim për këtë.

Çifti i famshëm hollivudian u nda në vitin 2016, ndërsa aktorja ishte ankuar për dhunë familjare, teksa për të njëjtën gjë kishte shkruar në një artikull në Washington Post në dhjetorin e vitit të kaluar.

Në shkrimin e saj, 32-vjeçarja pohonte se ka qenë viktime e abuzimit në familje, edhe pse emri i Depp nuk është përmendur specifikisht në atë kohë.

Ekipi ligjor i Depp ka thënë se, sipas artikullit, 55-vjeçari ka ushtruar dhunë kundër Amber gjatë martesës së tyre, gjë që ai e mohon në mënyrë kategorike. Por, Heard tani flet  me dëshmi përmes provash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfaqen me puthje ne publik

Amber Heard prezanton të dashurin e ri