MENU
klinika

Parashikimi

Reshje edhe këtë javë? Zbuloni si do të jetë moti sot

15.04.2019 - 08:30

Ashtu sisi javën që lamë pas, edhe sot pritet që moti të jetë sërish i lagësht dhe reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, temperatura maksimale do të shënohet në zonat e ulëta, 18 gradë celsius, ndërsa minimalja në zonat malore, 3 gradë.

RESHJET

Sot (e hënë dt.15) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot (e hënë dt.15)

në bregdet: 11 / 18 °C

në vendet e ulëta: 10 /18 °C

në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

Sot (e hënë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore veriore.