MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Sadiku shënon një supergol në Basel

07.04.2019 - 17:52

Pas Ermir Lenjanit, ishte radha e Armando Sadikut për të shënuar në kampionatin zviceran. Sulmuesi kuqezi ka shënuar një supergol nga distanca.

Sadiku ka shënuar golin e avantazhit për Luganon në ndeshjen ndaj Basel në minutën e 67′-të. Sulmuesi shqiptar zbriti në fushë në minutën e 46’ të pjesës së dytë si zëvendësues.

Sadiku mori një top në krah, duke depërtuar nga para zone, ku lëshoi një predhë me të djathtën e tij që u ndal vetëm në rrjetë.

Armando Sadiku gjen përsëri golin dhe pikërisht në momentin që i duhej më shumë skuadrës së Luganos, e cila kërkon të luftojë në javët e fundit për të siguruar një vend në Europë.

Më pas Basel barazoi rezultatin. Në fushë për Basel ishte edhe Taulant Xhaka, që luajti titullar për 90 minuta, teksa mori edhe një karton të verdhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN