Schalke 04 i ka shkaktuar nje humbje shokuese Dortmundit.
Verdhezinjte morën një goditje fatale duke pësuar 4 gola në shtëpi.
Ishte ekipi i Favre që kaloi në avantazh me Gotze në minutën e 14 pas assistit të Sancho.
Festa e Dotmund zgjati vetëm 4 minuta pasi Schalke vendosi barazpeshën me Caliguri në minutën e 18′ ndërsa Sane kaloi në avantazh miqtë në minutën e 28′.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bluve ndërkohë që në të dytën Dortmund i përkeqësoi më shumë gjërat.
Reus u ndeshkua me të kuq në minutën e 60′ ndërsa Caliguri çoi në 1-3 rezultatin, ndërkohë që Wolf mori të kuqin e dytë për vendasit duke lënë skuadrën me 9 lojtarë.
Witsel ngushtoi diferencën në minutën e 84′ por Embolo nuk la vend për shpresë duke shënuar të katërtin nga Schalke dy minuta më vonë duke vulosur përfundimisht rezultatin.
Me këtë humbje Dortmund duket e dorëzuar në garën për titullin kampion, me Bayernin që mund të luajë i qetë ndeshjet e mbetura.