Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është rikthyer me një supergol në kampionatin zviceran, teksa i shënoi Basel-it.
I futur si zëvendësues, goleadori i Luganos, në minutën e 67-të, shkarkoi të djathtën e tij nga distanca, duke realizuar një eurogol.
Ndeshja përfundoi 1-1, por goli i elbasanasit është nga më të bukurit e këtij sezoni në Zvicër. Në gol që nuk preferoi ta festonte, por duke “shfryrë” mllefin ndaj të gjithëve, trajnerit, stafit teknik, gazetarëve e kujtdo tjetër.
“Raiffeisen Super League” në Zvicër e ka përzgjedhur Sadikun në 11-n e javës, duke i dhënë një vlerësim të merituar futbollistit të kombëtares shqiptare.
Që pas rikthimit në janar te Lugano, Armando Sadiku ka gjetur formën e tij të mirë, por për çudi trajneri e ka aktivizuar shumë pak, kryesisht si zëvendësues.