Karim Benzema ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e Realit 3-0 ndaj Athletic Bilbaos, duke qenë i vetmi shënues në këtë përballje të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi francez, i cili ka shpërthyer me gola që pas kthimit të Zinedine Zidane në krye të “Los Blancos”, e gjeti tri herë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë ndaj skuadrës baske pikërisht në minutat 47’, 76’ dhe 90’.
31-vjeçari ngjitet i dyti edhe në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas me 21 finalizime, duke parakaluar Luis Suarezin e Barcelonës, por mbetet 12 gola pas Lionel Messit.
Në total, në këtë sezon, ka arritur kuotën e 30 finalizimeve me Realin (sezoni i dytë më i miri me “Los Blancos).
Vetëm në 5 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll ka mundur të shënojë 8 gola, duke rritur kuotat për të qenë ai pikë referimi për sulmin e Realin edhe sezonin e ardhshëm.
Borussia e Dotmundit vazhdon të qëndrojë kokë më kokë me Bayernin në garën për titullin në Bundesligë.
Verdhezinjtë iu kundërpërgjigjën bavarezëve (fituan 1-0 me Werderin) me një triumf të thellë 0-3 në fushën e Frieburgut, që u duk thjesht i pafuqishëm për të përballuar furinë e skuadrës mike.
Dortmundi kaloi në epërsi që në minutën e 12-të me Sanchon, që përmbylli lehtësisht me gol një aksion model me stilin tiki-taka, i shërbyer nga Reus.
“Ylli” i vendasve, nga asistues u kthye në finalizues në fillim të pjesës së dytë, ndërsa në fundin e takimin shtuan emrin në listën e golashënuesve edhe Gotze e Alcacer. Në këtë takim qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave të Frieburgut mesfushori kuqezi, Amir Abrashi.
Dortmundi mbetet në vendin e dytë në Bundesligë me 69 pikë, 1 më pak se Bayerni, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në përfundim të kampionatit.