Një rrëfim që ka zbuluar një nga transferimet më të përfolura në fillimin e viteve 90’. Këtë e ka treguar ish-menaxheri Roberto Baggios.
Duke iu referuar “violaneës.com”, Luigino Pellegrini, ish-menaxheri i legjendës italiane, në një intervistë për “GSP Live” ka zbuluar prapaskenën e merkatos që ka të bëjë me transferimin e bujshëm të “Bishtit Hyjnor” në verën e 1990, nga Fiorentina te Juventus.
“Ish-presidenti i Juventus, Umberto Agnelli, i tha: ‘Dëshiron të shkosh në Botërorin Italia 90?’ Normalisht ai u përgjigj se dëshironte të shkonte. ‘Atëherë duhet të vish te Juventus’. Ishte një shantazh i qartë dhe i hapur”, – rrëfen Pellegrini, ish-menaxheri i Baggios.
“Kjo sepse në fillim ai refuzonte të transferohej, pavarësisht se Juventus i ofronte dyfishim të pagës. Të refuzoje Juventus në atë moment nënkuptonte t’i thonte jo Botërorit, që për një futbollist në moshën 21-vjeçare, do të kishte qenë goditja e karrierës”, – vijoi ish-agjenti.
“Jam 100% i sigurtë se, nëse Baggio nuk do të ishte shantazhuar, atëherë nuk do të kishte pranuar Juventusin”, – konfirmoi Pellegrini. Gjithsesi, vetë Baggio nuk e ka treguar këtë histori.