MENU
klinika

Takimi në Bruksel

Sovranitet i dyfishtë në veri të Kosovës? Daçiç i prerë

19.04.2019 - 12:43

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ideja për sovranitet të dyfishtë në veri të Kosovës, është një gjë e papranueshme për Serbinë. 

Një gjë të tillë shefi i diplomacisë serbe e deklaroi gjatë një interviste ku veç të tjerash edhe ka komentuar takimin e 29 prillit në kryeqytetin gjerman. Daçiç tha se ftesa e Francës dhe Gjermanisë për një takim të tillë ka shkaktuar jo pak habi në Bruksel, ndërsa shton se disa vende kanë mbetur të pakënaqura që nuk janë ftuar.

Ky takim është thirrur dhe ka habitur edhe Brukselin pasi nuk është pjesë e aktiviteteve, por ka edhe shtete të cilat janë të pakënaqura që nuk janë ftuar edhe pse janë pjesë e procesit të Berlinit, si p.sh Austria dhe Italia”, ka thënë Daciç.

Daçiç gjithashtu tha se në Berlin nuk pritet të ketë ndonjë propozim për zgjidhje, por vetëm një presion i mëtejshëm mbi Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel.

Për të vazhduar dialogun është e nevojshme të hiqet taksa. Kjo është kërkesa jonë. Ndoshta do të ketë presion për të vazhduar, që të kthehemi në dialog”, është shprehur ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!