MENU
klinika

Kontrolle në banesa

Supergrabitja/ Pas arrestimit të 4 personave, policia “zbarkon” në Elbasan

22.04.2019 - 11:07

Pas arrestimit të katër personave në Elbasan ditën e djeshme, Forcat Operacionale kanë zbarkuar sërish në qytet dhe kanë vijuar kontrollet e mëtejshme.

Aksioni i policisë ka nisur që të djelën më Elbasan, dhe vijon edhe sot ku janë zhvilluar kontrolle në disa banesa në qytet.

Kujtojmë që të arrestuar janë Fatjon Beqiraj, Alkond Bregasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Ndërkohë gjithashtu është zbuluar edhe servisi ku është modifikuar furgoni “Hetimi Tatimore”.

Pronari i servisit Gentian Sharra, teksa foli për “News 24” tha se servisin ia kishte lëshuar me qera Elvi Çalës, vëllai i Klement Çalës.

“Nuk kisha kontratë noteriale me të. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis”, ka thënë ai.

Servis “Genti” ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Servisi tashmë është i kyçur dhe konsiderohet si provë materiale për prokurorinë dhe policinë.

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika