MENU
klinika

Tymuese pa fund

Tensione në protestë/ I maskuar me kapuç, “tërbohet” protestuesi

13.04.2019 - 18:28

Situata në protestën e opozitës sapo ka nisur është tensionuar. Protesta ka nisur me tymuese të shumta.

Ajo çfarë vihet re është një protestues, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij.

I maskuar me syze, kapuç dhe doreza, protestuesi ka hedhur pandalur tymuese, duke tensionuar situatën.

Ndërkohë vihet re se policët kanë marrë tymueset e hedhura nga militantët e PD-së dhe i kanë larguar nga sheshi.