MENU
klinika

Situata politike në Kosovë

Thaçi: Dialogu me Serbinë mundësia e vetme për paqen

06.04.2019 - 20:48

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dialogu me Serbinë është mundësia e vetme për arritjen e një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.

Duke folur në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, Thaçi u shpreh kundër veprimeve të njëanshme apo kushteve për dialogun, duke përsëritur këtu qëndrimin e tij kundër tarifës ndaj mallrave serbe që mbahet në fuqia nga qeveria e Ramush Haradinajt.

Gjatë ligjëratës së tij në këtë institut, Thaçi ka folur për situatën politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe synimet euro-atlantike të Kosovës.

Sipas një deklarate të Presidencës, zoti Thaçi, nënvizoi se nuk është lehtë kur armiqtë e dikurshëm flasin me njëri tjetrin, por shtoi se dialogu dhe paqja janë zgjidhja e vetme.

Sipas tij, një marrëveshje paqeje, ligjërisht e detyrueshme, është në interes, jo vetëm të të dyjave vendeve, por edhe Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të lëvizur përpara në këtë drejtim, ai bërë thirrje për reflektim të dyanshëm lidhur me rifillimin e dialogut.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi