MENU
klinika

Çfarë do të kërkojë?

Thaçi në Bruksel, takim me Hahn dhe presidentin Tusk

15.04.2019 - 08:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet sot në Bruksel, ku pritet të takojë Presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe komisionerin e BE-së për zgjerim Johannes Hahn.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë, ku bëjnë me dije se Thaçi gjatë kësaj vizite dhe këtyre takimeve do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë