Pasi afati i Brexit u zgjat për gjashtë muaj, Theresa May i dha ligjvënësve një pushim të papritur dheu tha atyre të përdorin mundësinë për të “reflektuar” se si të dalin nga bllokimi i tanishëm.
Për veten, kryeministrja po mendohet të bëjë disa ditë pushim, ndoshta në një nga vendet e saj të preferuara me burrin, përpara se të kthehet në Westminster për të gjetur më në fund një marrëveshje mbi Brexit . Dhe megjithatë, me sa duket, ndërkohë që ajo e meriton pushimin, largimi është gjëja e fundit që duhet të bëjë tani.
Vendimi i liderëve të BE-së për të zgjatur afatin për Brexit deri më 31 tetor, ishte i ngjashëm me një valvul presioni që u lëshua në Westminster.
Ligjbërësit, të lodhën dhe në disa raste të sëmurë, u lehtësuan që pushimi i Pashkëve, i cili ishte anuluar për të arritur një marrëveshje, u rikthye, edhe pse me vonesë. Është pushimi i tyre i parë që nga Krishtlindjet.
Megjithëse mund të duhej më shumë kohë për të siguruar një kompromis mbi Brexit, ky vakum është një periudhë e rrezikshme.
Nëse dëshiron të marrë kontrollin, kryeministrja nuk duhet të qëndrojë larg për shumë kohë. Tani çdo gjë mund të ndodhë.
Kryeministri ka nevojë të dyfishojë përpjekjet e bisedimeve midis qeverisë dhe Partisë Laburiste të Jeremy Corbyn për të arritur një marrëveshje kompromisi.
Duhet bërë përparim përpara se të rifillojë puna javën e ardhshme, jo vetëm që t’i tregojë Brukselit se po bën përparim të vërtetë, por edhe për të parandaluar një sfidë ndaj udhëheqjes së saj.
Afati i ardhshëm zyrtar për Brexit është qershori, kur Britania e Madhe duhet të prodhojë një raport progresi drejtuesve të BE-së se si po përpiqet të zgjidhë bllokimin e Brexit. Por në realitet, data më e rëndësishme për kryeministren është 23 prill, kur Parlamenti rinis punën. Ajo nuk mund të kthehet nga “pushimet” e saj duarbosh.