MENU
klinika

Premier League, java 33

United mposhtet në “folenë e ujqërve”

02.04.2019 - 22:43

Manchester United është mposhtur atëherë kur nuk duhet. “Djajtë e Kuq” janë mundur nga Wolves 2-1 në transfertë, duke komplikuar shumë vendin e katërt, që të dërgon në Champions League.

Ndeshja nisi shumë mirë për miqtë, me McTominay që ka kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 13’ të takimit. Megjithatë, avantazhi i djajve ka zgjatur shumë pak, pasi Diogo Jota ka barazuar rezultatin në minutën e 25’.

Pas pushimit, United pëson një goditje të rëndë teksa Ashley Young merr kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohet nga fusha. Arbitri Mike Dean ka nxjerrë kartonin e kuq të 100-të në Premier League, një rekord.

Në minutën e 77’ erdhi goli i fitores për vendasit, i shënuar nga Chris Smalling me dorë në portën e tij. United mbetet në vend të pestë, ndërsa Wolves ndodhet në vend të shtatë, skuadra e ngjitur nga Championship po bën një sezon të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN