Partia greke “Demokracia e Re” në Greqi ka reaguar pas publikimit të videos së vrasjes makabre të shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridhalos.
Zv.sekretari i kësaj partie, Kostas Karagouns e ka cilësuar si një turp këtë video dhe hodhi akuza se sipas tij në pushtetin e SYRIZA është normale që të burgosurit të vriten.
“Në Greqinë e SYRIZA tani konsiderohet normale që të burgosurit jo vetëm të organizojnë partinë, por edhe të vrasin njëri-tjetrin”, tha Karagounis në zhurmën që ka shkaktuar video-shoku nga burgu Koridallos, me të burgosurin e vrarë në këtë burg, më 14 janar të këtij viti.
“Imazhet e vrasjes brutale në burgun e Korydallos janë tronditëse”, tha më tej Karagounis.