MENU
klinika

Shqetësimet nga ultimatumet e Prishtinës

Vuçiç: Pa kompromis me Serbinë, shqiptarët nuk do kenë asgjë

20.04.2019 - 10:33

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar edhe njëherë se sipas tij, shqiptarët duhet ta dinë se pa kompromis me Serbinë ata kurrë nuk do të kenë asgjë.

“Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Gjermania, SHBA, Franca duhet ta dinë se pa kompromis, presionet nuk ndihmojnë,” tha Vuçiq në një konferencë shtypi në Beograd.

Duke folur rreth taksës ndaj mallrave serbe, e vendosur nga Prishtina zyrtare në nëntorin e kaluar, presidenti Vuçiç tha se Serbia nuk mundet ‘të durojë përgjithmonë ultimatumet e Prishtinës’.

“Serbia ka pritur gjashtë muaj pa prezantuar masa reciproke për tarifat. Shpresoj që nuk do të ketë nevojë për këtë, por unë ju them se ultimatume dhe veprime të drejtpërdrejta të paligjshme Serbia nuk mund përgjithmonë t’i durojë pa përgjigje”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet kur Beogradi zyrtar të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ndërkohë, Serbia ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë dialogun në Bruksel pa heqjen e taksës dhe ka kërcënuar me kundërmasa nëse deri më 6 maj Prishtina zyrtare nuk suspendon vendimin e saj.

Më poshtë fjala e plotë e cila vijon edhe me video:

“Unë nuk pres që kjo të ndodhë. Në anën tjetër Donald Trump ka shkruar se pret njohje reciproke, sikur ne të kemi nevojë të na njohë Prishtina. Sikur ne nuk jemi shtet i konsoliduar dhe kemi nevojë që Prishtina…
Sikur ne të kemi nevojë që Prishtina të na njohë dhe të thotë: “Ju Serbia jeni shtet!”.

Nuk na nevojitet asgjë nga kjo. Mendoj se kanë nevojë të kuptojnë edhe amerikanët edhe gjermanët edhe francezët dhe të tjerët se pa kompromis të vërtetë presionet nuk ndihmojnë. Nëse mua më kërcënoni… dhe nuk them se kjo ka ndodhur sikur që ka ndodhur gjatë bisedimeve në Bruksel në 2013-ën, kur për inat të gjitha presioneve kam rënë kam fjetur në dysheme, dhe kam qenë për askund, por kam treguar se nuk dëgjoj kërcënime dhe ultimatume, dhe atëherë kemi fituar policnë rajonale në Veri, e cila është gati 100% serbe dhe jo 32% serbe, siç do ishte të kishim pranuar rajonin komunist me Mitrovicën jugore, me Vuçitërnin dhe Serbicën, apo Vushtrinë dhe Skënderajn, siç thonë shqiptarët dhe tjetra ka qenë anëtraësimi në Kombet e Bashkuara.

Pika 15 për mospengimin që Kosova të jetë pjesë e të gjitha organizatave të tjera, si dhe në Kombet e Bashkuara, këto kanë qenë dy pikat që nuk i kam pranuar, dhe pastaj kanë vijuar presione të hatashme, dhe pas presionit nuk lëshuma pe dhe ata u desh ti heqin këto dy pika. Kështu që çkado që të jetë në të ardhmen, unë u kam thënë: Jam shumë i relaksuar personalisht. Menodj se kemi bërë gjëra të mëdha në ekonominë serbe. Krenohem kur na lavdërojnë edhe Banka Botërore, edhe IBRD MMF, kur na lavdërojë edhe si Putin edhe Merkel, edhe Orban dhe të gjithë ë janë më të suksesskëm se ne, dhe këtë njerëzit do ta shohin në vitet në vijim.

Sot është kjo më ndryshe. Nuk ka vend dhe rrugë ku nuk shihni fabrikat që kam hapur dhe ku njrëzit sot punojnë. Të mos flas për sistemin tonë shëndetësor që është pesëfish më i mirë nga që ka qenë, për armatën dhe policinë tonë që është dyfish ose trefish më e fuqishme.

Duke u falenderuar parave dhe reformave që kemi bërë, pra do të doja të bënim diçka për të ardhmen e Serbisë që do ishte paqja afatgjatë mes serbëve dhe shqiptarëve. Po nëse dikush mendon se kjo është e mundur ashtu si shqiptarët do të fitonin gjithçka dhe serbët të mos fitojnë asgjë, dhe shoh se mendojnë, përgjgjia ime është: Nuk ka asgjë nga kjo!.

Dhe frigohem se shumëkush nuk e ka kuptuar mirë dorën tonë të zgjatur, kanë menduar se ne po kërkojmë shkas që Kosovën dikujt tja dorëzojmë ose t ja japim. Jo! Ne vetë jemi munduar, të jemi real serioz dhe të përgjegjshëm dhe të bisedojmë për kompromis.

Nëse dikush kompromis e konsideron themelimin e gjykatave për serbët, për gjoja krime të ndryshme, Serbia të paguajë dëmshpërblim për krime lufte, ne të pranojmë pavarësinë e Kosovës, dhe atëherë ata ne gjithçka do të na falnin pasi që ne jemi aq kriminelë dhe budallenj të mëdhenj, bile do të pranonin edhe të na njohin, dhe ne do duhej të kërcenim deri në tavan se Prishtina do të na njohë, serbia nuk do të marrë pjesë në këtë film, derisa ndoshta në zgjdhje nuk fiton dikush tjetër. Dhe a do të ndodhë kjo? Unë nuk do të vija bast, edhe pse jam i njohur si pesimist i madh.”

Më poshtë gjeni videon nga fjala e Vuçiç marrë nga Fakte.net: