MENU
klinika

Akuza për ish-shoqen e Middleton

William, pjesë e një tradhtie bashkëshortore?

22.04.2019 - 10:24

Vazhdojnë spekulimet për tradhti bashkëshortore të princit William.

Pohimet mbi tradhtinë bashkëshortore të princit William, kanë thuajse   muaj që nuk po heshtën në media.

Në fokus të vëmendjes është Rose Henbury, një ish-shoqe e Kate Middleton, me të cilën ajo është në armiqësi për një kohë të gjatë.

Siç raportohet nga  Hollywood Gossip, William, djali i madh i princit Charles, thuhet se kishte një lidhje me Rose gjatë shtatzënisë së tretë të Kate.

Megjithatë, mediat britanike refuzojnë të shkruajnë lidhur me këtë aferë për shkak të respektit që ato kanë për anëtarët e familjes mbretërore.

Ndërkohë që vëmendja e shtypit dhe mediave është drejtuar tek kjo çështje brenda mureve të pallatit mbretëror, nuk ka patur asnjë koment nga vetë princi William në lidhje me këto thashetheme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN