MENU
klinika

AAK, jo zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet në veri/ Aplikon vetëm PDK, afati i fundit

18.04.2019 - 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani ka pranuar vetëm një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ndërkohë, për subjektet politike sot është afati i fundit për të aplikuar në KQZ, të drejtë aplikimi kanë pasur që nga data 9 prill.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi pohoi  se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka aplikuar për certifikim për zgjedhjet në veri. Ai, tha që aplikimet do t’i presin edhe gjatë ditës së sotme.

Sot është afati i fundit për subjektet politike, që të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna. Aplikimet do t’i presim deri në orën 24:00. Deri më tani kemi pranuar vetëm një aplikim. Bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka paraqitur aplikimin për kryetar të këtyre komunave”, ka thënë Valmir Elezi në një deklaratën e tij.

Ndërkohë, nga partitë shqiptare, AAK është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nëpërmjet një komunikatë të bërë, AAK ka theksuar se votuesit e saj, do të të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatët më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

A do të ketë Dejton të ri për Kosovën?