Sa herë ju ka ndodhur të keni hyrë në një dyqan me idenë për të blerë vetëm atë që ju nevojitet, dhe më pas të keni dalë prej tij me qeset plot?
Dhe kur bëhet fjalë për produktet e bukurisë,duhet ta pranojmë se të gjitha biem pre e tundimit për të pasur sa më shumë, ndonëse një pjesë të tyre nuk i përdorim thuajse kurrë.
Mirëpo a keni menduar ndonjëherë që disa prej tyre janë aq të panevojshme, sa gjëja e parë që duhet të bëni është t’i hidhni sa më parë?
Industria kozmetike është një ndër më fitimprurëset sot për sot, megjithatë jo çdo gjë e cila reklamohet si e dobishme për flokët, fytyrën apo trupin është vërtetë e tillë. Le të zbulojmë si më poshtë, cilat janë ato produkte që i blejmë prej një jete të tërë, por që nuk e bëjnë kokrrën e lekut.
1. MASKAT E FYTYRËS:
Përse të harxhoni para duke blerë maska fytyre, kur fare mirë mund t’i përgatisni vetë? Fatmirësisht në rrjete sociale, ose faqe bukurie gjeni pafund shembuj maskash të cilat i përgjigjen llojeve të ndryshme të lëkurës dhe nevojave specifike të saj.
Maskat e fytyrës duhet të jenë pjesë e përditshme e rutinës suaj të bukurisë, kështu që hiqni dorë nga produktet e gatshme dhe krijojeni vetë.
2. LOCION PËR HEQJEN E TUALETIT:
Seriozisht ka akoma vajza dhe gra që blejnë locion specifik për heqjen e makeup-it, ndërkohë që këtë gjë mund ta bëni fare thjesht me ujë micellar ose vaj të arrës së kokosit?
Jo vetëm që është një investim i panevojshëm, por shpeshherë edhe i dëmshëm pasi sasia e peshashit (pH) që përmbajnë është e dëmshme për pjesë specifike të fytyrës, si zona poshtë syve apo rreth gojës. Hidheni në kosh dhe kurseni paratë për diçka më të dobishme.
3. KREMI I SYVE:
Pas rrudhave të mimikës, rrudhat përreth syve janë të parat që shfaqen në fytyrën e në gruaje pas një moshe të caktuar, si rrjedhojë e reduktimit të kolagjenit.
Kjo është dhe arsyeja pse kjo zonë konsiderohet si shumë e ndjeshme. Ajo që nuk dini është se kremi i dyve jep efekt vetëm brenda pak ditësh.
Pasi kalon kjo periudhë, juve duhet të përballeni sërish me rrudhat përreth syve. Lëkura në këtë zonë është shumë e ndjeshme ndaj rrezatimit UV, prandaj mbajeni sa më të hidratuar dhe përdorni vazhdimisht syze.