MENU
klinika

Këshilla

6 mite të pavërteta mbi aknet, të cilat nuk i keni ditur

29.05.2019 - 17:41

Aknet krijohen vetëm në adoleshencë? JO! Ky është miti i parë i gabuar: aknet shfaqen në çdo moshë.

Aknet, term mjekësor për të përkufizuar puçrrat, të cilat mund të dalin tek çdokush prej nesh.

Aknet nuk janë gjenetike

Mësa duket, kjo nuk është e vërtetë, pasi rreth 80% e rasteve janë të shkaktuara nga gjene të trashëguara. Deri më sot nuk kemi ende shumë njohuri për ta luftuar, por gjenetika flet qartë: gjithçka vjen e trashëguar.

Aknet janë pasojë e mungesës së higjienës së lëkurës

Përmasat dhe aktiviteti i puçrrave varet nga niveli hormonal. Higjiena personale është sigurisht një faktor i rëndësishëm, por aknet nuk zhvillohen vetëm nga kjo.

fytyre me akne
fytyre me akne

Stili i jetës nuk ndikon tek aknet

Stresi është një faktor mjaft primar që duket se zhvillon formimin e akneve, duke i shtuar edhe regjimin ushqimor. Nga studimet mendohet se ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre.

Çokollata ndikon tek aknet

Shkencërisht nuk është vërtetuar ende se çokollata ndikon në formimin e tyre, kështu që mund të konsumoni, por pa e ekzagjeruar.

Produktet e grimit i bëjnë dëm akneve

Nuk ka të bëjë se si apo se sa përdor produktet e kozmetikës, por se çfarë përdor. Ekzistojnë linja specifike për lëkurë të yndyrshme, prandaj kërkoni krem pa përbërës vaji ose krem BB, e cila ju mbulon lëkurën pa jua irrituar atë.

Të shtrydhësh puçrrat i redukton ato

Lëkura acarohet dhe mund të mbeten shenja në lëkurë nëse e prekim vazhdimisht atë. Nëse keni problem me aknet, vizitohuni tek dermatologu, kryeni analizat hormonale, trukohuni sa të doni por vetëm mos i shtrydhni ato!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”