MENU
klinika

Tregon vetëm sot përse

Aktori e braktisi dy vite më parë, tregon arsyen

09.05.2019 - 14:45

Bëri bujë dy vite më parë largimi i dy aktorëve Bes Kallaku dhe Erion Isai nga emisioni i humorit “Portokalli”, për t’u zhvendosur më tej në Tv Klan me emisionin e tyre “Be coffe”.

Për këtë lëvizje ka folur së fundmi Erioni ku i pyetur për atë periudhë, ai  tregoi se largimi nuk erdhi si shkak i një një kapriçoje apo një sherri, por si një moment reflektimi.

Më bëhet qejfi që pas 2 vitesh kur u largova nga Portokallia të flas me zë dhe figurë. E vërteta është se nuk do isha këtu nëse nuk do ekzistonte Portokallia.

Portokallia i besoi një djali të ardhur me autobus në 3 të mëngjesit nga Erseka, skenën më të lakmuar në Shqipëri në ato vite. Vendimi im për tu larguar nga Portokallia nuk erdhi për shkak të një kapriçoje të një sherrnaje”.

Erdhi si një moment reflektimi i një artisti, me shqetësimin se unë nuk mund të jepja më shumë se kaq sa i dhashë Portokallisë në aspektin skenik.

Realizimin e figurave komike ashtu siç po e bëjnë kolegët e mi sot unë nuk arrij ta bëj. Dhe atë pjesë që unë vazhdoj ta bëj në BE Caffe, absolutisht vëmendja dhe figurat kryesore të asaj rubrike janë Bes Kallaku dhe Osli Bylyku.

Jam i lumtur të jem shoqërues i tyre në skenë. Unë e kam vëmendjen time tek skenari, regjia, prapavija“, ka treguar aktori.