MENU
klinika

Bundesliga

Bayern ‘heq qafe’ Hannoverin/ Titulli më pranë

04.05.2019 - 18:13

Bayerni i Mynihut triumfoi në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj Hannoverit.

Ekipi i Kovaç vijon rrugëtimin drejt titullit kampion me Dormtmundin që luan sot në transfertën e vështirë të Werderit Bremen.

Bavarezët zhbllokuan rezultatin me anë të Lewandowskit ndërsa Goretzka dhe Ribery vulosën fitoren duke ‘venitur’ golin me 11-metërsh të Jonathas nga Hamburgu.

Me këtë fitore, Bayerni shkon përkohësisht 5 pikë para Borussias së Dortmundit të vendit të dytë dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion të Gjermanisë.

Verdhezinjtë e Favre luajnë një ndeshje vendimtare ndaj Bremen dhe nëse nuk fitojnë, i japin përfundimisht lamtumirën titullit.

Zyrtarizimi i titullit kampion do të qetësonte trajnerin Kovaç, i cili pritet të konfirmohet në krye të bavarezëve, edhe pse u përfol shumë për një largim të tij, pas eleminimit nga Champions.