MENU
klinika

Zotohet Daçiç

“Detyra ime është që asnjë shtet të mos njohë Kosovën”

24.05.2019 - 12:01

“Detyra ime është që asnjë shtet të mos njohë Kosovën. Do të udhëtoj kudo se kjo është detyra ime”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ai tha se Serbia është e suksesshme në politikën e saj të jashtme, duke tërhequr njohjet e Kosovës veprim ky që po i pengon disa vendeve perëndimore.

Përsa i përket vizitave të tij në vende të ndryshme, Daçiç tha se këto vizita po bëhen në ato vende me të cilat Serbia do të rivendosë marrëdhenie.

Kujtojmë që Daçiç sëfundmi ndodhej në Somali, ku i shpëtoi edhe një sulmi terrorist.