13.05.2019 - 10:19
Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen numër 1 në Cërrik.
Mësohet se automjeti ishte në pronës të efektivit të policisë, Eglantino Kamberaj.
Mjeti është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.