MENU
klinika

Java europiane

Ekspozita në Fier, vepra të akuarelit nga artistët europianë

09.05.2019 - 12:18

Në kuadër të javës europiane 28 artistë nga e gjithë Europa janë bërë bashkë dhe kanë çelur në Fier ekspozitën në akuarel.

Kuratori i ekspozitës shprehet se çdo njëra prej veprave flet në ngjyra dhe në teknikë duke përcjellë me mjeshtri veprat e artistëve që vijnë nga cdo cep i Evropës .

Ndërkohë kryebashkiaku i Fierit vlerësoi çeljen e ekspozitës në këtë qytet si një nder i vecantë dhe shprehu me nota superlative veprat e artistëve.

Veprat e artistëve nga 14 shtete si Italia, Spanja, Suedia apo Rusia do të qëndrojnë të ekspozuara për disa ditë në galerinë e arteve “Vilson Kilica” në Fier.