Flokët e kapura bisht janë padyshim detaji dallues i look-ut të Ariana Grande-s.
Aq të famshme janë bërë flokët e Ariana Grande, saqë një prej markave më prestigjioze në botën e modës, e ka vendosur në fokus të fushatës së re.
Me video të shkurtra ku këngëtarja duket në dritëhije ndërsa bishti i saj valëvitet, Givenchy njoftoi zyrtarisht klasifikimit për një javë. se Ariana Grande (ose bishti, më saktë) është imazhi i ri i kompanisë.
Givenchy ironizoi duke komentuar: “Gjejeni kush është Imazhi i ri i Givenchy-t, zbulohet nesër”.
Mirëpo dihet se ku shikojmë një bisht të gjatë flokësh në majë të kokës, është Ariana dhe e anasjellta.
Në asnjë video, në asnjë performancë të viteve të fundit, këngëtarja nuk është shfaqur me flokë të lëshuar.
Muajin e kaluar, Ariana Grande u bë artistja më e re kryesore e festivalit të muzikës Coachella, duke kryesuar edhe sa i takon pagesës pasi besohet se u pagua plot 8 milion dollarë, po aq sa Beyonce vitin e kaluar.