MENU
klinika

Grabitja Rinas

“Arrest me burg” për ‘Dajën’, flet djali: S’kemi nevojë të grabisim se…

02.05.2019 - 13:45

“Arrest me burg”, kjo është masa e sigurisë që është caktuar për Ragip Hajdinin, i njohur ndryshe si “daja” i përfshirë me grabitjen e Rinasit.

Në një deklaratë për mediat djali dhe vëllai i tij me deklaratat e tyre kanë qëndruar në të njëjtën linjë me “Dajën”.

Ata i mëshojnë faktit se i afërmi i tyre është arrestuar pa prova dhe se nuk ka lidhje aspak me grabitjen e 6 milionë eurove.

Ai eshtë viktimë, vetëm që ka marrë pjesë në varrimin e Muratajt, edhe unë kam marrë pjesë, se një njeri që të vjen dhe të thërret në dasmë, i shkohet edhe në mort, vetëm rreth miqësie jemi me të”, u shpreh Mustafa Hajdini, vëllai i Ragipit, në një prononcim për mediat.

Ndërkohë që i biri i të arrestuarit, Dardani, ka thënë se ata kanë të ardhura dhe nuk kanë nevojë të grabisin.

“Ne kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim”, u shpreh ai.

Lidhur me vjedhjen në Pejë, ai ka treguar se:

“Vëllai im ka dalë i pafajshëm me vendim të gjykatës së Pejës, pasi nuk janë gjetur prova kundër tij. Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha Hajdini.