MENU
klinika

Lahutat shqiptare

“I këndojmë lirisë” prag festivali mbarëkombëtar

05.05.2019 - 12:08

Në festivalin folklorik gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6-7-8 qershor të këtij viti do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Siçilia dhe diaspora. Tashmë, përgatitjet janë në vlugun më të madh, në mënyrë që festivali të jetë sa më i suksesshëm.

 

 

Në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ku pjesëmarrës do të jetë edhe një grup i arbëreshëve nga Sicilia. “Me kohë kam emëruar seleksionues Kryeziun, i cili mbanë përgjegjësi për përzgjedhjen e vlerave artistike, që nga muaji prill ka filluar punën me seleksionimin e Ansambleve, Shoqërive kulturore artistike dhe Grupeve folklorike, dhe deri tash, sipas tij janë përzgjedhur 12 grupe, përfshirë këtu edhe grupin e Arbëreshëve, me vlera të larta artistike për pjesëmarrje në Edicionin e sivjetmë, të 19-in me radhë”, është shprehur Dibrani. Në anën tjetër drejtori Komunal i Kulturës Skënder Merturi ka treguar edhe përgatitjet tjera organizative që po bëhen, si financimin, akomodimin e pjesëmarrësve e çështje të tjera

 

Ndërkaq, skena do të jetë e dizajnuar profesionalisht, ashti siç e meriton ky festival gjithëkombëtar, ku e veçanta e festivalit sivjet do jetë se festivali do të mbahet në skenë të hapur, në sheshin “Mujë Krasniqi”, pranë shtatores së Komandantit të shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqit-Kapuçit.

 

 

Dibrani, tha se në takimin që ka pasur me Kryetarin e Komunës Zenun Elezaj, nën përkujdesjen e të cilit mbahet festivalit, Elezaj, edhe kësaj radhe, sikurse edhe vitin e kaluar, ka premtuar mbështetje Festivalit, duke siguruar se të gjitha përgatitjet do të jenë në përgjegjësinë e njerëzve të kulturës dhe të Këshillit Organizativ, kurse hapja zyrtare e Festivalit në oborrin e Kullës muze të Komandant Mujë Krasniqit në Çabiq, që sivjet do të jetë gati amfiteatri veror dhe skena e re e ndërtuar enkas për festival në oborrin e kullës.

Ndërkaq, këshillit organizativ ka cilësuar si regjisor të festivalit Alban Gashin, ndërsa si zëdhënës Enver Malokun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN