Çmimet janë rritur në muajin prill të këtij viti, inflacioni me vetëm 1.4 për qind nga 3 për qind që është objektivi i Bankës së Shqipërisë.
Një vit më parë IÇK-ja në muajin prill kishte pësuar rritje vjetore me 2,1 %. Sipas INSTAT rritja e moderuar e çmimeve po vjen prej ritmeve më të ulta të ndryshimit të çmimit të ushqimeve.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,97 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,25 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me – 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Prill 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, secili, “Transport” me 0,4 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shëndeti” u ulën respektivisht me 1,1% dhe 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 14,0 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,6 %, “peshk” me 2,0 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 0,6 % pasuar nga nëngrupet, “fruta” me 0,4 %, “bukë dhe drithra” me 0,1 %.