MENU
klinika

Serie A

Inter ndalet në barazimin e tretë radhazi

04.05.2019 - 22:47

Inter dhe Udinese janë ndalur në barazim me rrejta të paprekura.

Për të tretën javë radhazi zikaltërit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në transfertën në Friuli.

Udinese?s Sandro (R) and Inter?s Radja Nainggolan in action 
ANSA/STEFANO LANCIA

Icardi e nisi sfidën nga stoli ndërsa skuadra zikaltër nuk arriti të kërcënojë rrezikshëm kuadratin e portës së Udineses.

Ndryshe nga pjesa e parë, në të dytën mundësitë e shënimit ishin më të shumta, por portieri Muso dhe fati, nuk lejuan që Interi të gjejë golin e avantazhit.

Me këtë barazim ekipi i Spalletit mban vendin e tretë të renditjes me 63 pikë, 4 më tepër se Atalanta e vendit të katërt.


Në ditën e nesërme Atlanta do të luajë në transfertën e Lazios ndërsa Roma do të udhëtojë në Genoa.