MENU
klinika

Flet autori i “William dhe Catherine”

Kate Middleton, një shërbëtore për Princ William!

27.05.2019 - 12:09

Princi William e kishte trajtuar më herët Kate Middletonin si shërbëtore.

Andrew Morton – autori i librit “William dhe Catherine”, që doli pak para dasmës së princit dhe dukeshës britanike – pohon se marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë në fillimet e lidhjes, dhe se miqtë e afërt me çiftin u befasuan kur ata u martuan.

Në fakt, në libër përshkruhet si njerëzit që ishin shoqëruar me Kate Middleton dhe William kanë treguar se princi e trajtoi gruan e tij të ardhshme si shërbëtore.

Marrëdhënia e tyre ishte me probleme dhe grindje. William e trajtonte Kate si një shërbëtore, jo si një të dashur”, janë fjalët e një miku të tanishëm  të çiftit mbretëror.

Ndërkohë William nuk e merrte seriozisht partneren e tij gjatë marrëdhënies së tyre dhe shpesh e injoronte atë edhe në shoqëri.

Por, pavarësisht lidhjes së turbullt, ata sot konsiderohen si një nga çiftet më të njohura në botë dhe kanë tre fëmijë.