MENU
klinika

Parashikimi

Keni plane për këtë të djelë? Mësoni si do të jetë moti sot

26.05.2019 - 08:39

Moti ditën e sotme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në zonat malore dhe ato pranë tyre priten reshje të dobëta gjatë pasditeve.

RESHJET

Sot në zonat malore dhe ato pranë tyre priten reshje të dobëta gjatë pasditeve, ndonëse mundësia është më e vogël sesa dje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate

TEMPERATURAT

Sot (e diel dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 24 °C

në vendet e ulëta: 14 / 25 °C

në vendet malore: 9 / 23 °C

ERA

Sot (e diel dt.26) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare.