MENU
klinika

6 rregulla të rëndësishme

Kujdesi për thonjtë dhe duart tuaja

10.05.2019 - 16:12

Një femër elegante karakterizohet nga duar të buta,të rregullta dhe delikate. Shpesh herë kujdesi ndaj tyrë nënvlerësohet dhe lihet pas dore.

1. Detergjentët, uji, i dobësojnë thonjtë tuaj. Përpiquni që gjatë kohës që jeni duke bërë punë shtëpie të përdorni doreza sepse duart tuaja nuk do jenë po njësoj të buta nga kimikatet e ndryshme.

2. Para se të përdorni manikyrin është më e mira që të përdorni një manikyr shkëlqyes, mbrojtës dhe ushqyes për thonjtë tuaj sepse kjo do të shmangë dhe njollat që krijohen tek thonjtë.

3. Thonjtë shpesh herë janë shumë të brishtë për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese në dietën tonë.

4. Nëse do përdorni një vaj për kutikulat ato do të jenë gjithmonë në gjendjen e tyre më të mirë, të shëndetshme por dhe do ndikojë në rritjen më të shpejt të thonjve.

5. Përdorimi i një kremi me faktorë mbrojtës SPF do ta bëjë lëkurën e duarve tuaja më të butë dhe pa njolla. Një trajtim i rregullt i duarve tuaja është zgjidhja më e mirë që ato të jenë gjithmonë të shëndetshme.

6. Zgjidhni ngjyra të manikyrit që ju shkojnë me lëkurën sepse duart tuaja do të duken më të bukura dhe më të rregullta.

Mund të duken të parëndësishme por janë pikërisht duart që tregojnë plakjen dhe moshën…