MENU
klinika

Video

Meghan Markle u bë nënë, ish-bashkëshorti i saj martohet

13.05.2019 - 15:53

Trevor Engelson, ish-bashkëshorti i dukeshës së Susexxit është martuar të shtunën në Kaliforni me Tracey Kurland.

Producenti Engelson e ka kurorëzuar dashurinë me martesë dhe tani pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Nuk mund të ishte më ndryshe se një dasmë. Ishte kënaqësi dhe absolutisht bukur. Gjithkush po merrte kohën më të mirë, veçanërisht Trevor dhe Tracey”, ka raportuar një burim pranë çiftit.

Meghan dhe Trevor u martuan në shtator të vitit 2011 pasi njiheshin prej shtatë vitesh dhe në verën e vitit 2013 u divorcuan zyrtarisht.

Nga ana tjetër, Markle në vitin e kaluar u martua me princin Harry, ndërsa javën që lamë pas u bënë prindër për herë të parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Histori që po përsëritet

“Meghan po përndiqet si Lady Diana”

Sherr “mbretëror”

“Dukeshat” kapen prej flokësh