MENU
klinika

"Nuk e luan topi"

Meta paralajmëroi anullimin e zgjedhjeve, maxhoranca i përgjigjet ashpër

24.05.2019 - 14:28

Teksa ndodhet në Cërrik, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zhvilluar disa takime paraelektorale në Belsh dhe Cërrik.

Gjatë këtyre takimeve Balla tha se më 31 maj starton fushata elektorale dhe se duhet të zhvillohet një fushatë e qetë dhe të komunikohet me njerëzit.

Kjo deklaratë e Ballës erdhi si një kundërpërgjigje për presidentin Meta, i cili u tregua i gatshëm për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

“Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit”, ka thënë Balla.