Albumi më i ri nga Miley Cyrus po vjen më shpejt nga sa ishte pritur.
Këngëtarja 26-vjeçare i njoftoi fansat në rrjetin social, Twitter, se albumi i saj i shtatë është kompletuar, duke shpjeguar se ka thyer rekord në iHeart Radio.
Cyrus nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij albumi, por spekulohet se do të lançohet në fund gtë këtij muaji, më 30 maj në bazë të përshkrimit që ka bërë.
Ky do të jetë rekordi i parë që Miley ka thyer që nga martesa e saj me aktorin Liam Hemsworth. Çifti i cili u takua në filmin “The Last Song” në vitin 2008, u martua në një ceremoni private në Tennessee.
Kujtojmë që albumi i fundit i artistes amerikane është “Younger Now”, i publikuar në vitin 2017.
Këtë muaj, Cyrus u kthye në qytetin e saj të Tennessee për të bërë një performancë të paparalajmëruar në Festivalin e Muzikës, “Beale Street”.