Miley Cyrus ka qenë e ftuar së fundmi në një emision radiofonik ku ka folur për projektet e fundit dhe jetën e saj si personazh publik. Njerzit sillen çuditshëm për shkak të famës së saj.
Këngëtarja e njohur ka zbuluar një detaj shumë të veçantë për udhëtimet e saj me avion dhe përballjen me stafin e sigurimit në aeroporte.
Ajo ka rrëfyer se në përgjithësi njerëzit kanë frikë ta prekin sepse ajo është e njohur dhe situata që krijohet në momentet e kontrollit është shumë e sikletshme.
“Të gjithë ngurojnë të më prekin dhe kanë frikë. Unë nuk i heq bizhuteritë as kur kaloj në skaner, por gjithsesi i lë të më kontrollojnë dhe ata e duan këtë gjë, faktin që unë nuk sillem keq prej statusit që kam.
Megjithatë ka një marrëdhënie të çuditshme dashurie dhe urrejtjeje mes nesh”,-ka shpjeguar Miley.
Ndërkohë, shumë shpejt këngëtarja do lançojë albumin e ri dhe është pjesë e një seriali që do shfaqet në ‘Netflix’.