MENU
klinika

'Ndizet' derbi

Partizanit i vijnë ‘përforcime’ nga Kosova

10.05.2019 - 19:34

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana është supersfida e javës në kategorinë superiore.

Rivaliteti i kësaj sfide nuk ngelet asnjëherë vetëm brenda fushës së blertë por edhe në tribuna ku tifozeritë e dy skuadrave ‘i vënë flakën’ stadiumit.

Tribuna e “Demave të Kuq” do të pasurohet edhe me tifozë nga Kosova, në sfidën që ata mund të shpallen matematikisht kampionë.

Mësohet se klubi i kuq u ka krijuar mundësinë tifozëve kosovarë që të udhëtojnë drejt Tiranës duke u siguruar autobusët pa pagesë si dhe biletat e ndeshjes ndaj rivalëve.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Tiranës, mund të kontaktojnë me kryetifozin e Partizanit në Kosovë, Korab Elshanin.

Dueli do të zhvillohet të dielën në orën 16:30, në stadiumin “Selman Stërmasi” me të kuqtë që dëshirojnë një festë gjithpërfshirëse.