Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj përmes një deklarate për mediat ka folur sot në lidhje me rekomandimin e KE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Cakaj tha për raportin se dëshmon progresin e bërë.
“Komisioni nënvizon se Shqipëria është një rast suksesi sa i përket reformës në drejtësi. E veçon për një shkak me vlerë të dyfishtë, nivelin e performancës ndërkombëtar.
Duke vlerësuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar thekson se është kryer nën monitorimin e ONM. Qeveria është vlerësuar për luftën ndaj korrupsionit dhe trafikut e drogës”,- tha Cakaj, duke shtuar se “Me ngjyrë të zezë mbi fletën e bardhë shkruhej ndër të tjera se qeveria ka bërë gjithë punën e nevojshe për reformën elektorale, por nuk ka ecur para për shkak të aktorëve të tjerë politikë”.
Sipas ministrit në detyrëe, tani është koha që palët politike të lënë mënjanë interesat personale.
“Interesat e vendit duhet të kalojnë çdo interes politik e personal. Në vend të retorikave shterpe ka ardhur koha e dialogut”,- shtoi ai.
Pyetur nëse mund të kemi çelje negociatash në qershor, Cakaj dha këtë përgjigje.
“Vitin e kaluar ekzistoi tensioni mes rekomandimeve teknike te KE dhe vlerësimeve politike të këshillit, por këto nuk ishin të lidhur me paragjykimin e progresit që vendi ka arritur.
Ekzistojnë raste që gjykimet politike mbizotërojnë mbi vlerësimet teknike. Per te qene transparente, ne nuk e marrin përgjegjësinë për të dhënë premtimin final se negociatat do të hapen në këtë apo atë datë, por ne japim garancinë që angazhimi ynë është i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm.
Sinjalet vijnë të ndryshme nga vendet evropiane, por asgjë nuk është përfundimtare.
Përcaktimin e axhendës së këshillit nuk e ka në dorë qeveri, por qeveria për Shqipërinë do punojë pa lodhur dhe pa kursyer për të bindur vendet që tashmë është koha për hapjen e negociatave”.