MENU

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Pajtimi serbo-shqiptar, Brukseli pa Washingtonin e ka të pamundur!

22.05.2019 - 15:20

1. Shikuar ne faza afatgjata, vendet e Europes juglindore, janë të ballafaquara me probleme madhore; rënien demografike çfarë nuk mbahet në mend në të kaluarën e afërt, sulmet mbi pavarësinë dhe kualitetin e institucioneve të përbashkëta, mungesën e koherencës së inocacioneve marramendëse teknologjike, si edhe me koherencën e automatizimit në krahasim me Azinë, Amerikën Veriore dhe Europën Perëndimore.

2. Mendoj që kjo gjeneratë politikanësh (si nga ana shqiptare, ashtu edhe ajo serbe) nuk do mund ta përmbyll as negocionimin e as procesin e njohjes reciproke.

Arsye ka shumë; midis tjerash, në këtë jo vetëm perceptim, por edhe insistim nga ana e BE- ka gabime të dukshme e sidomos në qasje:

1. S’pari, BE-ne duke qenë e ngarkuar me problemet evidente, si Brexit-i, problemet tregëtare me SHBA-së konkurrencën tmerrësisht jolojale kineze, zgjedhjet në horizont, etj. ajo me këtë “itinerar” e ka vështirë të imponohet si faktor dominues e vendimarrës në kontinent.

2. S’dyti, meqë kemi një situatë pak a shumē konfuze, sa i përket krejt Projektit (dez)integrues europiane, nuk konsideroj se ka qenë mençuri të testohet shkalla e gatishmërisë serbo-kosovare, për ta zgjidhur nyjen kryesore shekullore Gordiane, në Ballkanin Perëndimor

3. S’treti, cka është edhe më e rëndësishme, disa vende me peshë në vendimarrjet historike (Franca e sidomos Spanja) midis shteteve dhe popujve të pas pesë luftërave të ndodhura në Ballkan, nuk janë të entusiazmuara e të bindura sa duhet se; “intervenimi i vitit 1999″, ishte i drejtë dhe aq i nevojshëm…

4. S’katërti, Brukseli (BE-ane) nuk e ka ende autoritetin absolut, as moral, e as politik mbi Kosovën (sepse, ende sipas perceptimit të disa shteteve; Kosova është “pjellë ekskluzive amerikane!), e as mbi Serbinë (shkaku se ambiguiteti politik i saj; edhe me BE-ne, edhe me Rusinë!), që realisht do duhej ta synojnë “ëndrrën (e stisur) europiane”…

5. S’pesti, Zgjedhjet për Parlamentin Europian, ne fakt janë njē lloj “beteje” jo vetēm ideologjike (midis majtistëve dhe djathëtistve), por edhe “betejë” midis integralistëve dhe dezintegralistëve. Rēnia e popularitetit tê partive të qendrës së djathët dhe të majtë, dhe ngritja e popularitetetit tē ashtuquajturave partive sovranitetiste, këto zgjedhje i bēnē interesante dhe kurtuaze për publikun e gjerë. Ka indikacione që në shumicën e vendeve europiane, rënia e rejtingut tē partive konzervative apo mainstrim partive, do i shton gjasat e partive populiste.

Tani, mbetet të presim hipotezat e ngritura nga ana e shumë skeptikëve dhe politikanëve populist…