MENU
klinika

Meshë shenjtores shqiptare

Papa Françesku nderon në Shkup, Nënë Terezën

07.05.2019 - 14:25

Gjatë vizitës në Shkup, Papa Françesku do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humanistes së njohur botërore dhe fitueses së çmimit “Nobel”, lindur në Shkup.

“Jam shumë i gëzuar që jam ne vendin e shenjtores Nënë Tereza dhe mund të bëj një lutje në kishën ku ajo është pagëzuar, në kishën “Zemra e Shenjtë e Jezusit”, – ka theksuar kreu i kishës romake-katolike, Papa Françesku.

 

 

“Për mua, do të jetë nder i madh që, për disa orë do të mund të lutem në Shtëpinë Përkujtimore dedikuar asaj, e cila, është ndërtuar në vendin ku më parë ishte Katedralja katolike”, – u shpreh Papa Françesku.

“Vizitën time ia kushtoj një shenjtoreje të madhe, një bije të vendit tuaj, Nënë Terezës, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me ndihmën e Zotit, u bë misionare e guximshme e Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitetin të varfërve”, – ka theksuar, Papa.

 

 

 

Gjatë qëndrimit në Shkup, Ati i Shenjtë do të pranojë edhe një dhuratë nga Kosova, shtatoren e Nënë Terezës, të punuar nga familja e Isë H.Buzukut, nga Tygjevci i Kamenicës, sipas njoftimit të ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si “Nënë Tereza”, lindi në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997, në Kalkuta, (Indi). Nënë Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit “Nobel për Paqen”, ndërsa më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Ish-presidenti Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo, që më bëri ta dua kombin shqiptar. Tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

 

 

Para vizitës në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku ka qëndruar në Bullgari, mes të tjerash me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me Kishën Ortodokse, si pjesë e planeve të Vatikanit për të arritur një bashkim të mundshëm midis degëve të krishtërimit, nga Lindja dhe Perëndimi, që u ndanë në vitin 1054.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe