MENU
klinika

Tre zgjidhjet kryesore

Plani që ju nevojitet për shpëtimin e lëkurës tuaj të thatë!

07.05.2019 - 18:57

Këshillat e reja të ekspertëve sugjerojnë se duhet më shumë se dy litra në ditë që lëkura jonë të shkëlqejë.

“Pirja e shumë lëngjeve është jetike për shëndetin tuaj të përgjithshëm”, thotë dermatologu Nick Lowe.

“Por kjo nuk është e mjaftueshme për të mbajtur një ngjyrë të butë dhe të ndritshme – sidomos nëse je i predispozuar natyrshëm ndaj thatësisë. Ju duhet të përdorni produkte që depërtojnë në shtresat e jashtme të lëkurës dhe i japi shkëlqim asaj”

Pra, nëse përpjekjet tona të rrepta për ujë nuk do të na shpëtojnë, çfarë duhet të bëjmë? Ne kemi mbledhur tre zgjidhjet tona kryesore për të mbështetur lëkurën tuaj:

lekura-konica.al
lekura-konica.al

-Filloni ditën në mënyrën e duhur

Sipas Dr Lowe, mënyra më efikase për të mbrojtur lëkurën është nga jashtë – duke filluar me një krem të aplikuar në mëngjes.

“Produktet e mira topike, që përmbajnë përbërës hidratues, si glicerina dhe ekstraktet e tërshërës, e mbajnë lëkurën të hidratuar duke e kufizuar humbjen e ujit”, shpjegon ai.

“Kjo gjithashtu mbron lëkurën nga ekspozimi i mëtejshëm ndaj toksinave të jashtëm si ndotja.”

-“Bukuroshja e Fjetur”,hidratim gjatë mbrëmjes

“Koha më e mirë për të aplikuar produkte hidratuese është në mbrëmje,” thotë Lowe.

“Gjatë natës, lëkura ka një sistem riparimi më efikas se gjatë ditës.”

lekura-konica.al
lekura-konica.al

Ai këshillon aplikimin e kremit tuaj 15 minuta para gjumit, për ta lejuar atë të thithet.

-Shtesa të mrekullueshme(Acidi Hyaluronic¬)

Acidi Hyaluronic, një substancë natyrale në trupin tonë, është përdorur prej kohësh në produkte nga kremrat e lëkurës deri te mbushëset e injektueshme – dhe tani, studimet kanë gjetur se marrja e tij (nëpërmjet shtojcave) mund të nxisë lagështinë e lëkurës nga brenda.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?