MENU
klinika

“Darka e fundit”

Pse Da Vinçi u zemërua me portretin e Jezusit?

14.05.2019 - 17:30

   Më 14 maj 1495, Leonardo da Vinçi fillon “Darkën e fundit” – pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit “Shën Maria”, në Milano, – një nga pikturat më të famshme në botë, si dhe më të studiuarat, shqyrtuarat e satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e darkës së fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura sjell pikërisht momentin kur, Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët kanë përcaktuar si veçanti të afreskut “Darka e fundit”, vetë Jezusin.

 

 

Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinçi arriti në detajimin e tipareve të Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre të kërkuari ndjesë), që t’i kthehej qetësia dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot. Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë.

Për fat, pikërisht afresku që atë kohë Leonardo mori porosi te re, do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Ky ishte fati i tij. Afresku do t’i jepte punë katërvjeçare dhe do ta shenjtëronte përfundimisht, si piktor. Këto fije ndoshta i lëvizi Donato Bramante, mik arkitekt i Leonardos, të cilit i ishte besuar projekti i rinovimit të kishës milaneze, “Shën Maria ”, ku Leonardo pikturoi kryeveprën “Darka e fundit”.

 

 

Vetë Duka darkonte në manastirin “Shën Maria” dhe ishte pikërisht dhoma e darkave të tij, që ai dëshironte ta dekoronte me afreske në të gjitha anët.
Sot e kësaj dite, ruhen skicat e Leonardos, që tregojnë procesin e realizimit të veprës.

Në fillim i mbeti besnik vizionit tradicional, që e vendoste Judën, të ndarë nga apostujt e tjerë, por më vonë i transformoi idetë e tij, gjatë ekzekutimit të veprës.

Në koleksionin e Uindsorit, ruhen bocetat e mrekullueshme të kokave të Shën Filipit dhe Santiagos së Madh. Disa skica janë bërë mbi pamje të personave realë, një person i quajtur Aleksandri i Parmës shërbeu si model për dorën e Jezusit. Ndërsa për kokën, Leonardo u frymëzua nga një fisnik i oborrit, nga Xhovani Konte.

 

 

 

 

Artisti nuk arriti ta përfundojë kokën e Krishtit. Sepse, pasi kishte realizuar mjeshtërisht apostujt, sidomos Santiagon e Madh dhe për në fund, kishte lënë Krishtin, pikërisht këtë nuk mundi ta ralizojë me fytyrë të shenjtë.

Si punonte mjeshtri?!

Sikur janë shprehur bashkohësit e gjeniut, kishte ditë të caktuara kur ai gjithë kohës, kishte ditë që piktori ishte në plogështi të plotë. Ngrihej herët në mëngjes, ngjitej mbi skelë dhe gjithë kohën në punë, aq sa harronte vaktet… Kishte ditë që nuk prekte penel me dorë, apo raste që i jepte vetëm dy penela afreskut.